Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shumë njerëz në Serbi ende kanë kujtime të këqija nga bombardimet e vitit 1999, por tha se kjo është bërë në mënyrë që të mbrohen civilët dhe të ndalohet qeverisja e presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

“Kam thënë se e kemi bërë këtë që të mbrojmë civilët dhe ndaluam regjimin e Millosheviqit. Por, porosia ime më e rëndësishme është që duhet të shohim kah e ardhmja”, ka thënë Stoltenberg për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.

Ai shtoi se NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe jo vetëm politikisht.

“NATO-ja e mbështetë dialogun, jo vetëm politikisht, por edhe me faktin se jemi prezentë në Kosovë me KFOR-in, mandati i të cilit është ruajtja e sigurisë. Edhe më tutje do të jemi aty që të mbrojmë të gjitha nacionalitetet”, tha Stoltenberg.

14