Strategjia e davetit (thirrjes) në krishtërim e shumë shqiptarëve

Duke parë sjelljen e daëetcijve (thirrësve) shqiptarë të krishterë, më vijnë në mëndje dy shpjegime për sjelljen e tyre: Daëetcijtë  e krishterë shqiptarë ose nuk e njohin krishterimin aq sa me dit me mbajt derse(ligjerata fetare të  krishtere) ose nëse e njohin, atëherë me sjelljen e tyre na lenë të kuptohet se krishterimi sot nga reformat e shpeshta paska ardh aq në thatësi doktrinare, sa që duket se  ka probleme serioze në mbajtjen e besimtarëve rreth vetes. Nëse ka probleme serioze në mbajtjen e besimtarëve, aq më e vështirë për klerikët e krishterë shqiptarë po duket çeshtja e “daëetit”(thirrjes në krishterim) vetëm përmes shpjegimit të doktrinës së krishterë, andaj kanë zgjedhur metoda të tjera për daëet.

 

Në dallim nga tjerët që thirrin në fetë e tyre përmes doktrinës fetare, strategjia e vetme e thirrjes për në krishterim “daëetcijve” të krishterë shqiptarë duket se u ka mbet thirrja përmes derës së nacionalizmit (jo pse e kanë aq gajle nacionalizmin, por e kanë parë si derë të fundit për realizimin e interesave puro-fetare), pra, duke abuzu me nacionalizmin shqiptar, duke tentu me e përvetësu çdo kontribut rreth kombit dhe duke tentu me e paraqit vetën si farkëtarët e shqiptarizmës dhe meritorët e hisenikët e vetëm në të. Pastaj edhe duke u mundu me i vjedhë dhe krishterizu figurat publike (Rugovën), e edhe duke tentu me i imponu si emblema kombëtare figurat puro-krishtere (Terezën) në menyrë që bile dicqysh me e majt shqiptarin të lidhur me krishterimin, apo me e ftu në të!

 

Paramendoni, nga thatësia doktrinare religjioze, klerikëve dhe daëetcijive të krishterë për me e “bind” një besimtar shqiptar të ndonjë religjioni tjetër me u kthy në krishterim, në vend që t’i shpjegojnë për doktrinën e krishtere dhe konceptet e saj religjioze (argumentët e vërtetësisë, epërsisë, koherencës, etj), në vend se t’i përgjigjen problemeve në prizmin religjioz,  kallzojnë historira e dojnë me i ‘ba daëet’ me shprehjet banale:

 

– “A e di ti që me u kthy 5 gjenerata pas del i krishterë”;

– “Ty veç pak met’ grrith del krishterë”;

-“Skenderbeu e shumica e patriotëve e rilindasve ishin të krishterë”;

– “Arbnit ishin të krishterë…”(dhe duan të thonë ish kanë mirë me shiku pak tek feja e tyre).;

– “Kultura’ e lindjes (nënkuptojnë islami) nuk i rrinë shqiptarisë”;

– “Ne jemi Evropianë dhe dihet në cilat vlera buron civilizimi evropian…(nënkuptuar krishtërimin)”, e shumë fraza të tjera banale të ngjashme me këto.

 

Pra, duke u shërby me histori selektive të gatuar nga maxhet e ‘shkollave’ jezuite, nën mentorimet austro-hungareze e nga maxhet komuniste, tentojnë që shqiptarin mysliman ta bëjnë të ndjehet inferior, i pakontribut në shqiptari, shqiptar i shartuar, jo i denjë me u thirr tamam shqiptar, derisa nga bombardimi i mendjes së tij me këto brroçkulla edhe synojnë ta detyrojnë me mendu me u konvertu (“kthy”) në krishtërim, e ndonjë shqiptar i sinqertë por naiv ndoshta edhe kthehet, por jo se e bindën ata me doktrinën e krishterë, por mendon se ashtu do të mund të bëhet tamam puro-shqiptar.

 

Kësaj metode përfide dhe këtyre njerëzve u themi: Po çka ka lidhje çka  jam kanë para 5 apo 7 gjeneratave, jo para 5 gjeneratave po edhe nese unë deri dje kam qënë i krishterë, sot mund të jem bërë mysliman, edhe çka? A më bën kjo më pak shqiptar?! Sipas logjikës së tyre po, por sipas çdo logjike tjetër JO. Amo nëse këta daëetcij nuk më shohin për shqiptar të barabartë me ta, atëherë le të shkojnë e ta konstruktojnë “shqiptarinë e tyre ideale”(puro-krishtere) atje diku në Mars, pasiqë ata po qesin ‘kajde’ në shqiptarinë egzistuese e nuk po ndjehen komod në të, kurse ne jemi shumë komod në ketë shqiptari qe ka këtë mozaik religjionesh.

 

Gjithashtu u themi këtyre daëetcijve le ta ndërrojnë ketë strategji të mbrapshtë e urrejtje-nxitëse, pasiqe sot ka përfundu koha e konstruktimit të kombit shqiptar dhe është ky që është, dhe kurrë nuk do të mund ta ndërtoni binomin shqiptari-krishterim dhe t’i bëni sinonime, pasiqë shqiptaria është kupola e secilit shqiptar të secilit religjion. Pra sot jemi në demokraci liberale me në qëndër individin, që respekton zgjedhjen e secilit duke mos e përjashtu nga ‘mileti kombëtar’ veç pse ka një fe ndryshe. Ka përfundu koha e komunitarizmave fashizoide, e gjeni metoda të  tjera (doktrinare) të thirrjes, se kësaj i doli boja, e tani e tuje ju daëetcij mund t’ ju dëgjojmë veç nëse mbani ligjërime fetare (si e thotë feja juaj për këtë dhe atë) me to na bindni me u kthy ose me qëndru ku jemi, ndryshe jo, sepse nuk ju patëm as profesora historie, e as baballarë të kombit, dhe as që ju shohim si më të privilegjuar e meritor në këtë komb që t’u dëgjojmë ne e t’i përfillim kriteret tuaja (puro-fetare por  të mbeshtjellura me petk nacionalist) se si u dashka të mendojmë e jetojmë si shqiptar. Andaj stop sepse nuk na bëni dot të krishterë me ketë qasje demode, kështu thjeshtë vetëm e nënçmoni fenë dhe vetën tuaj!

 

Nga Sali Lajçi

P.s. nuk kam asgjë kundër krishtërimit, thjeshtë denoncoj disa metoda idioteske e përçarëse që po i përdor ky kamp, duke shpërdoruar dhe abuzuar me shqiptarinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne