Strategjia e SHBA për përmbysjen e sistemit në Iran

Sipas disa burimeve brenda Shtëpisë së Bardhë, ekzistojnë disa plane strategjike nga persona të autorizuar për këtë çështje, për hulumtimin e një mundësie për përmbysjen e qeverisë përkatësisht sistemit në RII.

Një lëvizje e tillë mund të argumentohet me faktin e caktimit të një ekipi nga ana e vetë presidentit të SHBA, për rishikimin e marrëveshjes bërthamore, ku të gjithë jemi dëshmitarë se kohët e fundit presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur gatishmërinë për anulimin e kësaj marrëveshje e cila nuk ka palë vetëm Iranin dhe SHBA, por është një marrëveshje multilaterale ku bëjnë pjesë edhe pesë vende tjera përpos Amerikës. Një tjetër dëshmi e cila mund të lehtësojë krijimin e bindjes së Shtëpia e Bardhë dhe administrata e Donald Trump synon me këmbëngulje përmbysjen e sistemit dhe qeverisë së RII, është shkarkimi i të gjithë zyrtarëve amerikanë të cilët kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe zëvendësimi i tyre me figura që kanë deklaruar vazhdimisht se janë kundër kësaj marrëveshje. Padyshim se çështja e marrëveshjes bërthamore ka krijuar kaos brenda administratës së Trump si dhe brenda Shtëpisë së Bardhë, duke bërë që presidenti amerikan të ndërmarrë disa hapa të pamatur mirë dhe duke e vënë atë para një situate të pakëndshme. Marrëveshja bërthamore e Iranit pos që ka krijuar antagonizma brenda zyrtarëve amerikanë, ajo ka krijuar përçarje dhe mosmarrëveshje të thella edhe mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre evropianë, ku këta të fundit kanë shprehur gatishmërinë e tyre të plotë për të përkrahur zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe në shumë raste i kanë bërë thirrje edhe SHBA që të zbatojë frymën e kësaj marrëveshje.

Si duket deri më tani asnjë projekt i synuar nga amerikanët për të dobësuar sistemin e RII nuk ka rezultuar të jetë i suksesshëm, sepse të gjithë politikanët e mirëfilltë dhe njerëzit liridashës të botës kanë këmbëngulur se strategjia ndaj Iranit duhet të ndryshojë, sepse ky vend është njëri ndër vendet që më së shumti lufton terrorizmin në rajon dhe ka dhënë një ndihmë të madhe për vendosjen e paqes në rajon dhe në botë, prandaj nuk ekziston asnjë arsye që të krijohen plane dhe komplote kundër RII. Si rrjedhim, natyrisht se Amerika është duke analizuar të gjitha opsionet, që nga anulimi i marrëveshjes e deri tek pranimi i saj, duke pasur parasysh se nuk ka mbetur edhe shumë kohë, kur ky vend duhet të dalë me qëndrim serioz ndaj kësaj çështjeje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë kanë bërë përpjekje për të minimizuar interesat e Iranit, duke imponuar vazhdimisht sanksione të reja ndaj këtij vendi, ndërsa e gjithë kjo situatë lenë të kuptohet se Uashingtoni është i frikësuar nga fuqia në rritje e Republikës Islamike të Iranit. Amerika ka koordinuar disa veprime me disa vendet të rajonit të LM të cilët gjatë gjithë historisë kanë qenë kundër RII, por në realitet asnjëherë nuk kanë arritur të shkojnë deri në fund dhe të realizojnë qëllimet e tyre dashakeqëse kundër Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne