Strategjia e sigurisë kombëtare e Amerikës dhe kritikat ndaj saj

Strategjia e re për sigurinë kombëtare e publikuar nga presidentit Donald Trump është kritikuar shumë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gazeta Nju Jork Times strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Trump e ka quajtur një shfaqe komedie ndërsa gazeta Uashington Post ka thënë se politikat e Amerikës vihen re në mesazhet e Trump në Twitter dhe jo në strategjitë kombëtare Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të hënën një strategji të re të sigurisë kombëtare, e bazuar mbi mesazhin e fushatës “Amerika e para”. Ai fajësoi paraardhësit e tij në pushtet se nuk bënë sa duhet për t’u kujdesur për qytetarët e tyre. Siç raporton “Zëri i Amerikës”, strategjia e re e sigurisë i shikon vendet e ndryshme në konkurrencë të vazhdueshme me njëri-tjetrin, nuk përfill paralajmërimet e ish-presidentit Obama mbi ndryshimet klimatike dhe thekson se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë sovranitetin e tyre në mënyrë të njëanshme, edhe nëse kjo nënkupton rrezikimin e marrëveshjeve me vendet e tjera, marrëveshje që kanë dominuar politikën e jashtme amerikane që nga Lufta e Ftohtë. Nëse zbatohet plotësisht, strategjia e Presidentit Trump do të ndryshonte ndjeshëm marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së. Ajo përqendrohet në katër tema kryesore: mbrojtja e vendit, nxitja e begatisë amerikane, demonstrimi i paqes nëpërmjet forcës dhe avancimi i ndikimit amerikan në një botë gjithnjë e më konkurruese. Sipas doktrinës Trump, vendet e ndryshme janë në konkurrencë të vazhdueshme dhe SHBA duhet të luftojnë në të gjitha frontet për të mbrojtur sovranitetin e tyre, si nga miqtë, ashtu edhe nga armiqtë. Kina ka dënuar “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” të Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një politike të re amerikane për sigurinë kombëtare. Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si “fuqi rivale” dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që të dyja vendet paraqesin. Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare thuhet se Moska, Pekini dhe qeveritë e tjera janë të vendosura për të sfiduar fuqinë amerikane.

Por Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi këtë raport, duke thënë se Uashingtoni duhet “të braktisë nocionet e vjetruara”. Zëdhënësja Hua Chunying tha: “Asnjë vend nuk do të ketë sukses me shtrembërimin e fakteve ose me shpifje të dëmshme”. “Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të ndalojë së shtrembëruari qëllimisht synimet strategjike të Kinës dhe të braktisë idetë e vjetruara të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.” Kina ka dënuar “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” të Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një politike të re amerikane për sigurinë kombëtare. Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si “fuqi rivale” dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që të dyja vendet paraqesin. Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare thuhet se Moska, Pekini dhe qeveritë e tjera janë të vendosura për të sfiduar fuqinë amerikane. Por Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi këtë raport, duke thënë se Uashingtoni duhet “të braktisë nocionet e vjetruara”. Edhe Rusia i është përgjigjur strategjisë së re duke thënë se strategjia e re e SHBA dëshmon për karakterin imperialist të Amerikës dhe Rusia nuk mund të pranojë që të trajtohet si një kërcënim për SHBA./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne