‘Stronzium’, virusi i rrezikshëm i cili nuk eleminohet nga kompjuteri….

Formatimi i kompjuterit dhe riinstalimi i një sistemi operativ të ri mund të mos jetë më i mjaftueshëm. Ekipi hulumtues i ESET ndër kompanitë kryesore të sigurisë globale të IT-së, ka zbuluar kohët e fundit kthimin e virusit rootkoni “Stronzium” një malware spiun që nuk mund të eliminohet.

Rootkis janë programe dashakeqe që instalohen drejtëpërdrejt në Sitemin Input-Output bazë duke u aktivizuar automatikisht çdo herë që PC është ndezur para se Windows të jetë i ngarkuar. Deri para pak vitesh megjithëse ishte e vështirë për të identifikuar këtë lloj virusi zgjidhje e vetme ishte riprogrami i motherboard me një Bios të ri.

‘Stronzium’, virusi i rrezikshëm i cili nuk eleminohet nga kompjuteri….

Virusi Stranziumi nuk mund të fshihet, sepse nuk është një rootkit si të tjerët. Ai nuk instalohet brenda një hard disku por “infekton” direkt motherboard-in. Sipas analizës së studiuesve virusi u zhvillua dhe u shpërnda si pjesë e një fushate të spiunazhit të kryer nga grupi i kriminelëve kibernetikë të quajtur Sednit.

Për momentin rreziku për qytetarët e bizneset është shumë i vogël. Frika është se ajo mund të godasë objektiva shumë specifikë siç janë qeveritë dhe kompanitë e mëdha.

Bëhet fjalë për disa haker rus mjaft të rrezikshëm që konsiderohen si më të mirët të quajtur APT 28. Në korrik ata nisën një fushatë kundër kompanive të ndryshme por edhe spitale, apo hotele luksoze në të paktën shtatë vende evropiane.

Në itali në vitin 2014-të deri në vitin 2016-të ata arritën të kryenin një sëri sulmesh kibernetike kundër “Ministrisë së Mbrojtjes” dhe asaj të “Puneve të Jashtme”. Nuk dihet se nga sa persona përbehet ky grup por dyshohet se ata janë të lidhur drejtëpërdrejtë me Kremlinin.

'Stronzium', virusi i rrezikshëm i cili nuk të eleminohet nga kompjuteri....
‘Stronzium’, virusi i rrezikshëm i cili nuk të eleminohet nga kompjuteri….

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne