“Struktura të shtetit nën influencën e krimit”

Njeriu më i kërkuar në Shqipëri nuk dihet se ku është ndonëse për kapjen e tij janë angazhuar edhe autoritetet amerikane. Është fjala për Kelmend Balilin, ish-zyrtari i Transporteve i shpallur në kërkim si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Dikur, Sajmir Tahiri kishte deklaruar se policia ishte afër arrestimit, por gjithçka mesa duket ishte për konsum politik. Edhe ministri aktual, Fatmir Xhafaj tha në një intevistë për Zërin e Amerikës se vendodhja e tij nuk është zbuluar.

“Jemi duke u marrë seriozisht edhe ne, edhe vetë DEA, por edhe disa agjenci homologe të vendeve europiane. Së pari kemi hapur një proces hetimor lidhur me pasurinë e këtij grupi kriminal dhe nga ana tjetër jemi duke u marrë fort me kërkime për të identifikuar dhe zbuluar vendndodhjen e tij dhe për ta vënë përpara drejësisë”-deklaroi Xhafaj.

Kur pyetet për implikimin e zyrtarëve të shtetit në trafikun e drogës, Xhafaj nuk e mohon që në një farë mënyre kjo veprimtari kriminale ka qenë e licensuar nga shteti.

“Që ka struktura të shtetit në nivele të ndryshme, që janë nën influencën apo nën peshën e ndikimit të botës kriminale, këtë nuk mund ta mohoj. Pa mbështetjen, ose pa blerë së paku heshtjen e zyrtarëve të shtetit, është e vështirë për të kryer veprimtari të kësaj natyre dhe sidomos këtu bëhet fjalë për zyrtarë që janë në agjencitë ligjzbatuese dhe që mund ta pengojnë, apo mund t’i favorizojnë veprimtari të tilla kriminale”

Pikërisht mosbesimi ndaj trupës shqiptare është një nga arsyet që agjencive si DEA dhe FBI u është kërkuar të asistojnë në Tiranë me agjentë specialë, por që sipas ministrit Xhafaj kjo kërkesë po shqyrtohet pasi kërkon kosto të mëdha financiare.

https://www.zeriamerikes.com/a/4314504.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne