Studentët grisin logot e tri partive në protestën përpara Kryeministrisë, shikoni çfarë bëjnë pastaj të rinjtë

Pankartat me logot e tri partive, PS, PD dhe LSI, janë grisur sot nga studentët në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë.

Një grup studentësh grisën pankartat me logot e partive dhe i hodhën në tokë. Mënjëherë, të rinjtë ngritën flamurin kombëtar, për të dhënë edhe një herë mesazhin se protesta e tyre nuk është partiake.

Studentët janë zhvendosur në ditën e 10-të përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë zbatimin e tetë pikave për përmirësimin e arsimit në Shqipëri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne