Ndërsa mijëra studentë janë bashkuar sot dhe po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit, kjo e fundit ka marrë masa të shtuara, duke u rrethuar me kordonë policie.

Siç duket edhe nga fotot godina e ministrisë është “blinduar” me policë, për më shumë siguri.

Këto masa janë shtuar sot për shkak se universitetit të Politeknikut dhe Mjekësisë i janë bashkuar edhe studentë nga Fakulteti i Drejtësisë, i Shkencave Sociale, i Histori Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja, Shkencave të Natyrës, nga Universiteti Bujqësor, apo edhe nga Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korçës.

Të rinjtë kërkojnë përmirësimin e kushteve të konvikteve, ulja e tarifave të shkollimit, anulim të vendimit numër 288 që parashikon tarifë shtesë për provimet e mbartura, si dhe shlyerjen e detyrimit vjetor përmes kësteve pa cenuar sezonin e provimeve.

10