Studentet padisin linjat ajrore Izraelite për diskriminim etnik, kontrroll me zhveshje dhe sulm të dyshimtë seksual

Tre studente kanë paditur dy linja ajrore Izraelite mbi atë që ato pretendojnë se ishte një kontrroll i cili i detyroi te zhvisheshin, etnik diskriminues, që arriti deri ne sulm seksual.

Të tre studentet e magjistraturës në Universitetin Hebre të Jeruzalemit janë qytetare Palestineze të Izraelit dhe në muajin tetor 2016 po ktheheshin nga Beogradi, kur ju thuhet se nuk mund të hipnin në avion për në Tel Aviv, nëse nuk pranonin të kontrolloheshin të zhveshura.

“Më kapi veshi se si shefi i sigurisë i tha një oficereje se nëse unë nuk do ti hiqja sytjenat nuk do hipja në avion,” tha një nga vajzat për Al Jazeeran. “Nuk mund të flisja. Ishte një tronditje. U zhesha nga mesi e sipër. Ishte e dhimbshme. ”

Njëres prej studenteve gjatë kontrrollit nga personeli i sigurisë izraelite i cili zgjati dy orë i ra të fikët.

Studentet po padisin kompanitë ajrore El Al dhe Arkia, duke pretenduar diferencim etnik duke shtuar se kontrrolli “shkoi mirë përvec kontrrollit me duar i cili arriti deri në sulm seksual”.

Ato i blenë biletat e tyre nga kompania Arkia Airlines, ndërsa kompania EL AI merret me kontrollet e sigurisë për linjat ajrore izraelite.

“Kontrrolli ishte i pajustifikuar,” tha Anwi Bana, avokati i studenteve. “Studentet nuk po silleshin në mënyrë të dyshimtë dhe nuk kishte asnjë sinjalizim nga sherbimi intelligjent që sugjeronte se ato përbënin një kërcënim për sigurinë”.

“Çdo veprim i ndërmarrë nga çdo punonjës i sigurisë së El Al monitorohet dhe raportohet nga afër. Është e qartë, se el-Al bën më të mirën e mundur që çdo procedurë sigurie të jetë e respektueshme dhe tolerante, “tha El Al në një deklaratë.

Linjat ajrore kanë kohë deri më 20 tetor që t’i përgjigjen akuzave, pastaj gjykata do të caktojë një datë të gjykimit. RT-ja ka kontaktuar me të dy kompanitë për komente.

Shoqata për të Drejtat Civile në Izrael (ACRI) ka mbledhur dëshmitë e disa udhëtarëve që kanë përjetuar praktika të ngjashme diskriminuese në aeroportin Ben Gurion të Izraelit.

ACRI i kërkoi Gjykatës së Lartë në vitin 2007 që të përjashtojë profilizimin etnik në aeroporte. Në vitin 2015, Gjykata e anuloi kërkesën./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne