Studentët u rikthehen protestave në 22 maj: Qeveria na mashtroi

Studentët do të rikthehen sërish në rrugë në të gjithë vendi në 22 maj. Pas takimeve të zhvilluara në disa fakultete ata kanë parë se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar. Studentët e Korçës kanë deklaruar se do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve.

Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua. Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

1. Portali i transparencës të bëhet funksional

2. Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

3. Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

4. Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

5. Stazhet të paguhen të plota

6. Rankimi i programeve të studimit

7. Përmirësimi i kurrikulave mësimore

8. Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

9. Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)

/lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne