Studim – Çokollata e zezë përmirëson dukshëm shikimin

Konsumi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson dukshëm shikimin. Një studim i publikuar nga “Rosenberg School of Optometry” në SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70 për qind e njerëzve.

Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm. Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike, përfshi këtu sëmundjet e zemrës, Alzheimerin dhe kancerin.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanoli përmirëson gjithashtu rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut. Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa çokollata me qumësht.

Dy orë pas ngrënies së çokollatës, personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin, perceptimin e ngjyrave dhe efektet e zbehjes. Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin ngrënë çokollatë me qumësht apo kishin pirë qumështin me çokollatë. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne