Studimet e reja pohojnë se muslimanët në Evropë janë të integruar mirë: kanë më shume të drejta se në Shqipëri dhe Kosovë

Brezat e rinj janë më të arsimuar, më të lidhur, por ende përballen me diskriminim, thotë studimi i Fondacionit Bertelsmann

Muslimanët në Evropë janë të integruar mirë në shoqëri, por nuk janë plotësisht të pranuar nga të gjithë, sipas një studimi të ri të publikuar nga Fondacioni Bertelsmann në Gjermani.

Religion Monitor 2017 i cli vështron, studion arsimin, jetën, punën dhe kontaktet ndërfetare të muslimanëve në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë dhe Angli shtete këto ku banojnë rreth 14 milionë muslimanë.

Sondazhi zbuloi se brezi i dytë dhe i tretë i muslimanëve zotëronin më mirë gjuhës kombëtare, ishin shumë më të arsimuar dhe me gjithë diskriminimin e vazhdueshëm, gjithashtu ishin të suksesshëm në tregun e punës.

Franca është vendi më i suksesshëm për integrimin gjuhësor, mandej vjen Anglia.

Mbi 90 për qind e fëmijëve emigrantë në Francë janë rritur me francezët, frengjishtja është gjuha e tyre e parë dhe 80 për qind e muslimanëve të lindur në Angli kanë mësuar gjuhën angleze si fëmijë.

Në brezin e dytë, fëmijët muslimanë gjithnjë e më pak largohen nga shkolla në moshën 18 vjeçare. Gati 67 për qind kanë qëndruar në shkollë, duke kaluar moshën e tyre të 17-të.

Gjermania dhe Zvicra janë vendet ku muslimanët janë më të suksesshëm në integrim dhe në tregun e punës.

“Në të dyja këto vende, shkalla e punësimit midis muslimanëve nuk ndryshon nga ajo e popullsisë së përgjithshme”, thuhet në raport.

Megjithatë, raporti gjithashtu theksoi se muslimanët po fitonin shumë më pak, veçanërisht në Gjermani, pasi ata ishin më shpesh janë të punësuar në vende me paga më të ulëta.

Burimi : World Bulletin / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne