STUDIMI/ Ky është grupi fetar më i lumtur, dhe ja pse

Myslimanët ndjehen më të kënaqur me jetën e tyre sesa grupet e tjera fetare, sepse ata kanë më shumë unitet dhe lidhje familjare se sa njerëzit e besimeve të tjera, tregon një studim i ri i publikuar nga Daily Mail.

Matja kënaqësinë e jetës është e afërt me nivelin më të lartë që definohet me ‘lumturi’ thotë studimi i ri i një psikologu gjerman që sugjeron se ndjenja e “njëshmërisë” jep kënaqësi të përgjithshme.

Kur studiuesit i ndanë të anketuarit e tyre në bazë të fesë, muslimanët ishin personat që shfaqnin më shumë emocione të lumtura.

Çfarë është lumturia, dhe si e marrim atë? Kjo është një nga ‘pyetjet e mëdha’ të psikologjisë.

Dr. Ed Deiner, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Illinois, është i njohur në qarqet akademike. Studimi i tij përbëhet nga pesë pyetje që kanë për qëllim të supozojnë se sa i kënaqur është dikush me jetën e tyre.

Çdo pyetje merr një renditje lidhur me atë se “sa fuqimisht pjesëmarrësi nuk pajtohet ose pajtohet me një cështje”, me notën prej një deri në shtatë.

Sa më i lartë të shënoni, aq më i kënaqur me jetën tuaj jeni (me sa duket).

Një numër studimesh, duke përfshirë një studim të Qendrës Kërkimore të Pew Research 2016, kanë sugjeruar që njerëzit që e përshkruajnë veten si ‘shumë fetarë’ kanë më shumë gjasa të thonë se janë ‘shumë të lumtur’ me jetën.

Me sa duket, spiritualiteti është i lidhur ngushtë me kënaqësinë e jetës, mirëqenien dhe tek të sëmurët jep edhe optimizëm.

Mes të gjitha grupeve të studimit, muslimanët kishin më shumë gjasa të ishin të lumtur, pasi besonin se ata ishin të lidhur me diçka më të madhe se vetja.

Për më tepër, modeli matematikor i hulumtuesve ka konfirmuar një lidhje të fortë midis njëshmërisë dhe kënaqësisë së jetës.

Parimi më i rëndësishëm në Islam është i njohur si parimi i ‘teuhidit,’ besimi në “konceptin e njëshmërisë së monoteizmit”, apo e një Zoti të vetëm. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne