STUDIMI/ Rreth 32% e punonjësve të Call Center probleme me dëgjimin e shikimin

Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se 31.%% e të punësuarve në sektorin e Call Center kanë shfaqur probleme me dëgjimin apo shikimin.

Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë punonjës në sektorin e call center, i cili vazhdon të mbetet një zgjidhje punësimi, veçanërisht për të rinjtë që nuk mund të gjejnë një punë në profesionin ku janë diplomuar.

Alma Kordoni, menaxhere projektesh pranë shoqatës TFL, tregon se Call Center është një sektor goxha i fuqishëm në vendin tonë por që mbart problematika të shumta.

“Ky është një sektor goxha i fuqishëm dhe ofron kapacitete me rreth 50-150 punëtorë për kompani, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj të moshës 18-30 vjeç. Shumica janë të arsimuar me shkollë të mesme, të lartë, madje edhe me doktoraturë. Por, pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetësorë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale por si një pagesë ekstra”,- u shpreh Kordoni për Gazetën Shqiptare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne