Studimi: Sulmet terroriste të lidhura me muslimanët marrin 5 herë më shumë mbulim mediatik në SHBA

Sipas një studimi akademik, sulmet terroriste të kryera nga muslimanët e vetëdeklaruar marrin pesë herë më shumë mbulim mediatik se ato të kryera nga jo-muslimanët në Shtetet e Bashkuara.

Bazuar në analizën e të gjitha sulmeve terroriste në SHBA, ka pasur një rritje prej 449 përqind në vëmendjen e mediave kur sulmuesi ka qenë musliman.

Gjatë periudhës së studiuar, muslimanët kanë kryer vetëm 12.4 përqind të sulmeve, por kanë marrë 41.4 përqind të vëmendjes së medias, sipas sondazhit.

Autorët thanë se në bazë të gjetjes media po i bën njerëzit të frikësohen në mënyrë joproporcionale nga ata që ajo i quan “terroristë muslimanë”.

Ata gjithashtu thanë se gjetjet e tyre demaskuan sugjerimin e Donald Trumpit se mediat nuk po i raportojnë sulmet terroriste të kryera nga muslimanët.

“Kur Presidenti Trump pohoi se mediat nuk mbulojnë mjaft sulme terroriste, rezulton se ai ishte i saktë”, – shkruan ata. “Megjithatë, pohimi i tij se sulmet nga autorët muslimanë kanë marrë më pak mbulim është i pabazuar.

“Pavarësisht nga faktorë të tjerë, sulmet e bëra nga muslimanët marrin një sasi joproporcionale të mbulimit mediatik. Nga të dhënat aktuale, muslimanët kanë kryer 12.4% të sulmeve dhe kanë marrë 41.4% të mbulimit mediatik.”

Ata shtuan se bazuar në gjetjet e tyre, nuk është çudi që amerikanët janë aq të frikësuar nga terrorizmi radikal islamik. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne