Studiuesit e qendrës kombëtare amerikane kundër kancerit kanë arritur në rezultatin se kafeja të zgjat jetën edhe nëse e teproni me konsumimin e saj.

Sipas studimit të publikuar në revistën Lacet Internal Medicine rezulton se kafja ul 12% vdekshmërinë dhe funksionon edhe mbi ata që i tolerojnë më pak efektet e saj.

Studiuesit janë bazuar në statistikat e 500 mijë britanikëve, të cilët i kanë ndjekur dhe monitoruar për 10 vjet.

Konsumi mesatar duket se është 2-3 në ditë, por shumë prej tyre arrinin të pinin edhe 8 kafe në ditë dhe nuk kishin pasoja në shëndet.

Kërkuesit thonë se ende nuk e kanë të qartë se si ndikon kafja në zgjatjen e jetës, por kjo pije përbëhet nga mbi një mijë përbërës, përfshirë antioksidantët që mund të influencojnë në mbrojtjen qelizore.

28