SubhanAllah, shikojeni këtë foto të vitit 1889 në Damask

Kjo është një foto e vërtetë, e shkrepur në Damask të Sirisë në vitin 1889.

Në foto shihet një shkurtabiq i krishterë me emrin Sameer. Ai nuk mund të ecte, prandaj e mbante në shpinë një mysliman i verbër, i quajtur Mohammed.

Sameer varej nga Mohammed, pasi ai e transporte atë në rrugët e mbushura të Damaskut. Mohammed gjithashtu varej nga Sameer për ta ndihmuar atë për t’i kaluar pengesat, meqë nuk shihte.

Asnjëri prej tyre nuk mund të dilnin jashtë të vetëm, prandaj ishin të lidhur si dy binjakë siamez. Që të dy ishin jetimë dhe jetuan së bashku në të njëjtën dhomë. Ata qëndruan bashkë derisa Sameer vdiq. Atëherë Mohammed kishte qëndruar në dhomën e tij duke qarë për një javë radhazi. Ai humbi gjysmën e tij, prandaj edhe ai vdiq një javë më pas.

Na ishte njëherë Siria, vend ku dallimet tejkaloheshin nga humanizmi dhe dashuria.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne