Sudan – Këshilli Suprem Ushtarak merr kontrollin e pushtetit

Në Sudan ushtria bëri grusht shteti. Ministri i Mbrojtjes, Avad bin Avf deklaroi se kontrollin e pushtetit në vend e ka marrë Këshilli Suprem Ushtarak.

Komunikatën e grushtit të shtetit ministri i Mbrojtjes e lexoi në televizionin shtetëror dhe njoftoi se Kryetari i Shtetit, Omar al-Beshir ndodhet në duart e tyre dhe se në vend të sigurt.

Ministri Bin-Avf tha se për 2 vitet e ardhshme vendi do të qeveriset nga Këshilli Ushtarak; kushtetuta është pezulluar dhe zgjedhjet e reja do të mbahen pas procesit të tranzicionit.

Në deklaratën e tij ministri i Mbrojtjes tha gjithashtu se hapësira ajrore dhe pikat e kalimit kufitar do të mbahet të mbyllura për 24 orë, kurse Kryeministria, Parlamentin dhe qeverisjet rajonale janë shpërndarë.

Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë 3 muaj. Për 1 muaj qytetarët nuk do të dalin në rrugë pas orës 19.00.

Kurse aktivistët kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestave kundër ministrit të Mbrojtjes Avf.

Mëngjesin e të enjtes ushtria rrethoi godinat e radio-televizionit shtetëror dhe agjencisë zyrtare të lajmeve (SUNA).

Televizioni shtetëror “Al Mayadeen” njoftoi vendimin e ushtrisë për të shkarkuar nga detyra Presidentin Omar al-Bashir dhe qeverinë.

Në rrugët e kryeqytetit u pozicionuan ushtarë dhe njësi të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, kurse rrugët që të çojnë për në selinë e Kryeministrisë ishin bllokuar me mjete të blinduara./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne