Sudan – Këshilli Ushtarak i Tranzicionit thotë se nuk kanë ndërmend të qëndrojë në pushtet

Këshilli Ushtarak i Tranzicionit në Sudan bëri të ditur se prioriteti i tyre është siguria dhe stabiliteti i vendit dhe se nuk ka ndërmend të qëndrojë në pushtet.

Në komunikatën e bërë nga Këshilli në fjalë thuhet se “Prioriteti ynë është siguria dhe stabiliteti i vendit. Ne nuk kemi ndërmend të qëndrojmë në pushtet, por pushtetin do t’ia dorëzojmë qeverisë së zgjedhur”.

Në komunikatën e Këshillit Ushtarak të Tranzicionit në mes tjerash thuhet: “Ne ndjemë se horizonti ishte bllokuar dhe pasi regjimi mbeti indiferent ndaj kësaj, vendosëm të bëjmë ndryshime”.

Duke vënë në dukje se pushtetin do t’ia dorëzojnë qeverisë së zgjedhur, Këshilli Ushtarak i Tranzicionit tha: “Ne erdhëm për protestuesit dhe nuk do të lejojmë që në vend të krijohet kaos. Do të fillojmë dialogun për të nxjerrë vendin nga kriza. Populli kërkoi që ne të marrim pushtetin. Ne nuk vrapuam për pushtet dhe nuk jemi pjesë e partisë së Presidentit, Omer Al-Beshir. Reagimet nga jashtë janë pozitive. Janë arrestuar emrat simbolike të regjimit të Omer Al-Beshirit. Lajmet se janë arrestuar liderët e partisë në pushtet janë të vërteta. Presidenti i përmbysur Omer Al-Beshir është ndaluar dhe do të gjykohet nga ana e jonë. Atë nuk do ta ekstradojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Në komunikatën e Këshillit, ku thuhet se po punohet për thyerjen e sanksioneve të ShBA-së, bëhet e ditur se “Procesi 2-vjeçar i tranzicionit do të menaxhohet veçanërisht me bisedime me forcat politike. Ne do të dalim në sheshe, ku do të bisedojmë me protestuesit dhe do të marrim opinionet e tyre. Protestuesit janë nën mbrojtjen tonë, por nuk do të lejojmë që të shkelen liritë e të tjerëve”.

Ministri i Mbrojtjes,Awad ibn Auf, të enjten në një deklaratë të bërë në televizionin shtetëror njoftoi marrjen nën kontroll të pushtetit nga ana e ushtrisë dhe fillimin e një periudhe dyvjeçare të tranzicionit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne