Suedi: H & M tërheq nga dyqanet çorapet me mbishkrimin Allah

Gjigandi suedez i shitjes me pakicë H & M ka tërhequr nga dyqanet një seri çorapesh për fëmijë pas kritikave të forta, pasi dyshohet se në këtë model ishte e shkruar me shkronja arabe fjala “Allah”, thanë raportimet të shtunën.

Në një deklaratë për shtyp, kompania tha se pjesa dekorative ishte krejtësisht rastësi dhe nuk ishte e qëllimshme.

“Printimi në çorape që përshkruan një lodër femijësh, ngjason rastësisht me fjalën “Allah” të shkruar me shkronja arabe. Për shkak se klientët tanë janë ankuar, ne kemi zgjedhur të tërheqim artikujt,” tha Petra Buchinger, zyrtare e shtypit në H & M, sipas raportimit të radios shtetërore suedeze SVT.

Përdoruesit e mediave sociale e kishin kritikuar kompaninë për shkrimin e pretenduar “Allah” në çorapët e fëmijëve.

H & M gjithashtu u kritikua ashpër për racizëm sepse një veshje fëmijësh kishte si logo fjalët, “majmuni më i lezetshëm i xhunglës”, ku djaloshi që modelonte bluzën ishte një fëmijë i zi.

Pas incidentit kompania emëroi një drejtues special për të adresuar mangësitë në kuptimin e njohjes së ndjeshmërisë kulturore të konsumatorëve./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne