Suedi, rritje e sulmeve raciste ndaj grave muslimane nëpër farmaci

Në Suedi është shënuar një rritje e madhe në sjelljen dhe retorikën raciste kundër grave muslimane që punojnë nëpër farmaci.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë, theksohet se ka patur padi kundër rreth 15 personave të cilët kanë përdorur retorika raciste ndaj punonjësve femra muslimane nëpër degë të ndryshme të farmacisë zinxhir “Apotek Hjärtat”.

Po ashtu në lajm thuhet se ndaj një personi 75 vjeçar që ka ofenduar një muslimane që punon në kompaninë farmaceutike AB, me fjalët “dukesh shumë e shëmtuar, hiqe atë që ke në kokë” është dhënë një dënim me burg 60 ditë i cili është konvertuar në një gjobë prej rreth 2.900 euro.

Ndërsa një muslimane e quajtur Asiya e cila është përballur me retorikën raciste, në një deklaratë për SVT është shprehur se një klient e ka ofenduar me fjalët “Nuk jeni e denjë ndaj vendit tonë me këto veshje dhe nuk mund t’i përshtateni vendit tonë”.

Gjithashtu Asiya ka theksuar më tej se “Unë pasi kam marrë një arsimim të mirë në këtë vend po punoj në punën time. Çfarë duhet të bëj më tepër që të jem e përshtatshme për këtë vend?”

Ndërsa zëdhënësja e Grupit të Farmacive, Sara Mohammar, ka bërë të ditur se ngjarjet janë dëshpëruese. Ajo është shprehur se “Kemi një grup të ombudsmanëve për të parandaluar kërcënimet, diskriminimin dhe retorikat raciste mes punonjësve. Ky grup nuk mund të fokusohet shumë mbi klientët. Ndaj punonjësve më shumë ka ofendime verbale kryesisht nga të sëmurët psikikë. Ne po vazhdojmë punimet tona për eliminuar këto”.

Burimi; AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne