Suedia u bën azilkërkuesve të krishterë kuize biblike për t’u pranuar aplikimet

Agjensia e Emigracionit të Suedisë i ka hapur punë vetes duke u bërë kuize të njohurive biblike azilkërkuesve të krishterë, raportojnë mediat lokale. Disa përdorues të mediave sociale thonë se është “absurde dhe qesharake” të bëhen teste të tilla në shumicën e Suedisë laike.

Disa pyetje në kuzin e cituar nga transmetuesi suedez SVT përfshinin:

“Sa pjesë ka në Dhiatën e Re?”, “A mund të na tregoni për Trinitetin?”, “Cili është ndryshimi midis kishës ortodokse dhe protestante?”, “A mund të na tregoni për Letrën drejtuar Romakëve?”

Disa nga azilkërkuesit u bënë të krishterë në vendin e tyre dhe ikën për shkak të persekutimit, ndërsa të tjerët thjesht donin të largoheshin nga Islami, raporton SVT. Përndjekja fetare mund të jetë arsyeja për të aplikuar për azil në Suedi.

Një avokat që përfaqëson azilkërkuesit, Serpil Güngör, i tha transmetuesit se ishte një ide e tmerrshme të testoje azilkërkuesit në këtë mënyrë.

“Mendoj se është e tmerrshme. Unë i kam ndërprerë në mënyrë të përsëritur administratorët që i bëjnë këto pyetje, sepse ato nuk janë të përshtatshme dhe janë tepër të ndërlikuara”, tha Güngör.

Disa përfaqësues të Kishës së Suedisë ishin në mëdyshje për ta mbështetur ose jo idenë e administrimit të “kuizeve të krishtera” të detajuara.

“Bordi i Emigracionit teston njohurinë rreth krishtërimit, jo besimin”, tha për SVT në kushte anonimiteti një dhjak i një kishe suedeze që ka punuar me azilkërkuesit e krishterë për vite me rradhë.

Kisha e dhjakut ka filluar të shkruajë një bllok me fakte mbi krishterimin, për të përgatitur azilkërkuesit për intervistat e tyre me Agjensinë e Emigracionit, tha SVT.

Hans-Erik Nordin, peshkop i Dioqezës së Strangnasit në Suedinë Juglindore, ishte kurioz në lidhje me sa informacion ka vetë Agjensia e Emigracionit për fenë.

“Çfarë dijesh ka Agjensia e Emigracionit në lidhje me fenë dhe besimin?” Pyeti ai, siç u përmend nga gazeta Dagen.

Megjithatë, Agjensia e Emigracionit të Suedisë i ka mbrojtur kuizet e orientuara drejt krishterimit për emigrantët.

“Është një kërkesë e arsyeshme që azilkërkuesi të tregojë disa njohuri për Biblën – kjo duhet të vijë natyrshëm dhe nuk është diçka që duhet ta studiojmë”, tha Carl Bexelius, zëvendës drejtor ligjor në Agjensinë Suedeze të Migracionit.

Refuges Welcome Sweden, një grup që punon për politikat e emigrimit të hapur në Suedi, i dënoi kuizet në Twitter.

“Bordi i Emigracionit rifut ‘doktrinën e katekizmit’. Ata po testojnë vetëm njohuritë biblike, jo besimin”, tha ai.

Disa njerëz në mediat sociale e quajtën pyetësorin mbi njohuritë biblike “absurd dhe qesharak”.

“Pyetjet që bëni janë qesharake. [Ata] tregojnë thellësinë e injorancës rreth krishterimit”, shkroi një person, duke iu drejtuar Agjensisë së Emigracionit.

“Feja duhet të jetë vullnetare, jo e detyruar”, “Mirë se erdhët në një vend laik”, thonin komentet sarkastike të njerëzve të tjerë në Twitter.

Sipas Agjensisë Suedeze të Emigracionit, mbi 7,000 njerëz kanë aplikuar për azil që nga fillimi i vitit 2017.

Suedia ka marrë mbi 260,000 kërkesa për azil që nga viti 2014, të paktën 160,000 prej të cilave janë dorëzuar në vitin 2015, shtoi agjensia. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne