Seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave, i cili pasqyron jetën dhe triumfin e Sulltan Mehmetit, i pari sulltan që pushtoi “zemrën e botës”, Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), nis transmetimin premierë në Tv Klan në muajin Shtator.

Lajmi konfirmohet nga drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani.

Sulltani i Perandorisë Osmane Mehmeti II, i njohur si Mehmet “pushtuesi”, jetoi në vitet 1432-1481. Pas vdekjes së babait të tij Sulltan Murat, Mehmeti ngjitet në fron në moshën 19-vjeçare në vitin 1451. Ai gjithmonë kishte ëndërruar të pushtonte Kostandinopojën, por ky pushtim kishte dështuar dhjetëra herë më parë nga paraardhësit e tij. Askush më parë nuk kishte mundur ta pushtonte atë.

Sulltan Mehmeti duhet të luftonte jo vetëm kundër Perandorisë Bizantine, por edhe kundër kundërshtarit të tij brenda Perandorisë, Halil Pashait. Mehmeti nuk hoqi dorë nga pushtimi i Kostandinopojës duke e mbajtur të rrethuar atë për 53 ditë në vitin 1453.

Është koha e dobësimit të Perandorisë bizantine dhe fuqizimit të Sulltanatit Osman, ku seriali nxjerr në pah luftën për pushtet dhe territore, konfiktet dinamike brenda Perandorisë Osmane dhe intrigat brenda një pallati perandorak.

Sulltan Fatihi, edhe pse i ri në moshë, kishte avantazhet e një inteligjence brilante, një strateg dhe luftëtar shumë i fortë dhe me një vetëbesim tek zgjuarsia dhe triumfi. Pas 2 vjetësh që ai ngjitet në fron arrin të pushtojë Kostandinopojën, qytetin që ishte “i pamundur” për t’u zotëruar. Ai realizon ëndrrën e tij dhe vulos emrin e tij në histori. Pas asaj date, ai njihet ndryshe si Mehmet “pushtuesi” dhe si themelues i një perandorie të madhe me kryeqendër Kostandinopojën.

Me aktorin me të paguar turk, Kenan Imirzalioglu (nga seriali Ezel) dhe një kast të shkëlqyer, pjesë e të cilit janë Çetin Tekindor (I Infiltruari), Gurkan Uygun, Sedef Avci (Ezel), Leyla Tanlar (Fate te Kryqezuara), etj.


/tvklan.al

237