Sulmi ajror i NATO-s e shndërron ceremonin e dasmës në ceremoni morti

Aleanca Veri-Atlantike (NATO) e drejtuar nga Amerika e ka shndërruar një ceremoni dasme në një ceremoni morti.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se dronët e forcave ushtarake të NATO-s dje kanë sulmuar një ceremoni dasme në qytetin Korrebagh në provincën Ghazni ku si pasojë janë vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur. Disa burime informative kanë thënë se numri i të vrarëve nga ky sulm ajror të paktën është 20 persona. Forcat ushtarake amerikane dhe të NATO-s shumë herë kanë sulmuar spitale, vendbanime civile dhe ceremoni festive dhe mortore në rajone të ndryshme të Afganistanit ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me mijëra persona. Aktualisht rreth 14 mijë trupa të huaja ushtarake në mesin e tyre 11 mijë trupa amerikane janë të pranishëm në Afganistan dhe Uashingtoni synon të shtojë numrin e trupave ushtarake të tij në këtë vend. Prania e forcave amerikane në Afganistan që nga viti 2001 me pretekst të luftës kundër terrorizmit, deri më tani nuk ka shënuar kurrfarë rezultati përveç vrasjes dhe plagosjes së mijëra civilëve dhe shkatërrimit të infrastrukturës së këtij vendi, ndërkohë që pasiguria në Afganistan po shtohet për çdo ditë e më tepër./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne