Sulm me autobombë në Afganistan, shumë të vrarë dhe të plagosur

ë paktën 63 persona kanë vdekur dhe 151 të tjerë janë plagosur në një atentat të përgatitur me një ambulancë bombë në Kabul, sipas një bilanci të ri të komunikuar nga një zëdhënës i qeverisë afgane.

“Bilanci i fundit në dijeninë tonë është 63 të vdekur dhe 151 të plagosur. Ky bilanc mund të rritet pasi të plagosurit e shtruar në spitale janë në gjendje kritike”, paralajmëroi Baryalai Hilali, drejtori i komunikimit të qeverisë.

Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi në lagjen ku gjenden zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ato të Bashkimit Evropian. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne