Sulm islamofobik dhe racist ndaj një xhamie në Holandë

Në Holandë, një grup i lëvizjes ekstremiste të djathtë “ID Verzet”, duke hipur në çatinë dhe minaren e xhamisë “Tevhid” ende në ndërtim në qytetin Venlo, vari një pankartë me shprehje islamofobike dhe raciste.

Në Holandë, një grup i lëvizjes ekstremiste të djathtë “ID Verzet”, duke hipur në çatinë dhe minaren e xhamisë “Tevhid” ende në ndërtim në qytetin Venlo, vari një pankartë me shprehje islamofobike dhe raciste.

Lëvizja “ID Verzet” që sipërmori këtë akt, postoi në median sociale fotografi të xhamisë që varet nga Vakëfi i Dijanetit dhe pankartave ku shkruhej “qëndro larg, Holanda është e jona, nuk duam xhami në lagjen tonë, nuk duam islamikë”.

Postimet në median sociale u bënë nën statusin “kemi pushtuar xhaminë”.

Kryetari i xhamisë “Tevhid”, Ahmet Dursun bëri të ditur se në 30 vitet e fundit është hera e parë që përballen me një akt të tillë dhe e dënoi atë.

Ai tha se në këtë rajon jetojnë shumë ekstremistë të djathtë por nuk prisnin një akt të tillë.

Ai tha se pasi kjo ngjarje u pasqyrua në media, disa të rinj nga xhemati kërkuan të ndërhyjnë duke shkuar në xhami, por ne nuk i lejuam.

“Me një akt të tillë ata (ekstremistët) kërkojnë të provokojnë myslimanët, por ne do e bëjmë përpjekjen tonë me rrugë zyrtare. Ne biseduam me kryetarin dhe autoritetet e bashkisë. Ata janë në anën tonë. Ne do të marrim masat e nevojshme në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më” tha Ahmet Dursun.

Ai tha se ndërtimi i xhamisë filloi me shqetësime të mëdha.

“Për shkak se Venlo është qyteti ku ka lindur dhe është rritur lideri i Partisë së Lirisë, një ekstremist i djathtë, Gert Wilders, ky i fundit kishte dalë kundër ndërtimit të xhamisë. Në të njëjtën mënyrë edhe disa persona të tjerë me mendime të njëjta kishin dalë kundër ndërtimit të xhamisë. Pavarësisht të gjitha këtyre ne e filluam ndërtimin e saj” tha Dursun.

Ai shtoi gjithashtu se policia kishte kapur pas një kohe të shkurtër ata që ndërmorën këtë akt dhe kishin vendosur siguri përreth xhamisë./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne