Sulm mbi Siri? Trump ndryshon sërish qëndrim

Një javë më parë deklaroi se SHBA do të tërhiqet nga Siria për të lënë të Tjerët të merren me të. Një ditë më parë kërcënoi se do të bombardonte në Siri me “raketa të reja dhe inteligjente” për shkak të sulmit barbar me armë kimike në Ghouta.

Sot përmes një cicërime në twitter, Donald Trump ka ndryshuar sërish mendje duke lënë të kuptohet se sulmi ndaj Sirisë, apo në Siri mund të mos ndodhë së shpejti.

Luhatjet e presidentit amerikan kanë provokuar reagime, edhe pse dje tensioni verbal arriti majat. U përfol një komunikim mes SHBA-së dhe Turqisë çka ndoshta shpjegon deri diku këtë tërheqje, e cila në fakt merr më shumë kuptim te karakteri i presidentit të SHBA-së.

Nuk dihet si do të interpretohet kjo lloj politike, nëse është e tillë, por një tjetër aspekt që nuk mund t’i mungojë analizës është edhe fakti se Rusia deklaroi se do të kundërpërgjigjej ndaj çdo sulmi.

Kushedi se çfarë do të përmbajë teksti i radhës në twitterin e Trump!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne