Sulm me armë gjatë paradës ushtarake, disa viktima në Iran

Disa njerëz kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë zjarri nga persona të paidentifikuar në qytetin jugperëndimor të Iranit, Ahvaz.

Sulmi ndodhi gjatë një parade, e cila shënonte fillimin e Luftës Iran-Irak, e cila zgjati mes viteve 1980 dhe 1988.

Sipas mediave iraniane, sulmi erdhi nga dy persona të armatosur mbi një motor të veshur me uniformë. Sulme të tilla në Iran janë pasojë e grupeve terroriste sic janë muxhahedinët iranianë apo MEK-u, të cilët thërrasin pa ndalim për terrorizëm kundër Iranit.

Ende nuk janë gjetur fajtorët e vërtetë të këtij sulmi, por nuk eleminojmë faktin që pas këtij sulmi mund të qëndrojnë terroristët e strehuar nga qeveria Rama dhe Majko në Shqipëri.

Ahvaz është kryeqyteti i provincës së Khuzestanit, i pasur me naftë. Provinca në të kaluarën është sulmuar nga separatistët arabë, të që cilët kanë synuar tubacionet e naftës.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne