Ndaj një baze ushtarake në Venezuelë është kryer një sulm terrorist.
Lideri i partisë në pushtet, Diosdado Cabello, në një deklaratë nëpërmjet media sociale ka theksuar se është kryer sulm “terrorist” ndaj një baze ushtarake nën kontrollin e njësive besnike të qeverisë dhe se një numër i madh personash janë arrestuar.
Gjithashtu Cabello, ka njoftuar se njësitë ushtarake në orët e para të mëngjesit kanë vepruar me shpejtësi për të marrë nën kontroll situatën në bazën Paramacay, në Carabodo.
Bëhet e ditur se njoftimi ka ardhur menjëherë pas publikimit të një videoje e cila njoftonte se një grup personash me uniformë ushtarake, dhe disa të armatosur kanë nisur kryengritje në Carabobo.
Një person i cili në video e prezanton veten si kapiteni Juan Caguaripano ka theksuar se njësitë që nuk i përmbahen thirrje së kryengritjes do të përcaktohen si objektiv.
Sipas lajmeve në shtypin ndërkombëtar, Caguaripano, është shprehur se kryengritja nuk është një grusht shteti, por “një veprim civil dhe ushtarak i nisur për rivendosjen e rregullit kushtetues”./ AA