Sulm ndaj një grupi të ushtarëve iranian në kufirin me Turqinë

Iranianët, të cilët u sulmuan me armë në anën iraniane në kufirin Iran-Turqi, kërkuan ndihmë nga ushtarët turq.

Njëri prej 4 iranianëve të plagosur në këtë sulm, të cilët u transportuan nga ushtarët turq në spitalet në Ëdër (Iğdır) dhe Kars, nuk arriti të mbijetoj.

Ndaj grupit që përbëhej nga inxhinierët dhe ushtarët, i cili ishte duke bërë punime në anën iraniane në kufirin Turqi-Iran, u hap zjarr me armë në anën iraniane.

Në sulmin në fjalë u plagosën 4 persona.

Iranianët, kërkuan ndihmë prej ushtarëve turq që patrullonin përgjatë kufirit për të dërguar të plagosurit në spital pasi postat iraniane ishin larg nga vendi ku ata ishin, ndërsa ushtarët turq dërguan të plagosurit në spital për kurim.

Një shtetas i plagosur iranian, i cili u mor në kurim dhe që ishte ushtar, nuk u arrit të shpëtohet krahas të gjitha ndërhyrjeve mjekësore.

Ndërkaq bëhet e ditur se vazhdon kurimi i të tjerëve.

Mësohet se një inxhinier iranian, i cili erdhi në Ëdër shpëtoi pa lëndime nga ky sulm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne