Sulm ndaj një xhamie në Londër: Muslimanët sulmohen me leva dhe fyhen me thirrje islamofobe

Disa orë pasi dhjetëra muslimanë u vranë në një sulm terrorist në dy xhami të Zelandës së Re, një person u sulmua me levë jashtë një xhamie në lindje të Londrës.

Një grup prej tre personash, në momentin që makina e tyre u afrua pranë një xhamie, filluan të lëshonin fyerje me zë të lartë me përmbajtje islamofobie në drejtim të muslimanëve që po faleshin brenda xhamisë, thanë dëshmitarët.

Ata i quajtën “terroristë” besimtarët që po kryenin lutjen e së premtes, shtuan ata.

Disa besimtarë e ndoqën makinën ngjyrë blu, ndërsa personat brenda makinës u kundërpërgjigjën duke dalë jashtë te armatosur me leva dhe cekice nëpër duar. Policia tha se pati një viktimë i cili pësoi disa lëndime në kokë.

Të dy grupet u konfrontan me njëri tjetrin deri në momentin kur personat u futën përsëri në makinë dhe u larguan.

Në një video të filmuar nga një dëshmitar, mund të shihet njëri nga sulmuesit e dyshuar që mundohet të largohet dhe të hypë në makinë.

“Të dyshuarit e sulmit u kthyen përsëri në makinën e tyre dhe u larguan nga vendi para se të mbërrinte policia”, tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Londrës dhe shtoi se oficerët u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 13 të së premtes pasdite. Hetimet po vazhdojnë për gjurmimin e këtij automjeti. Të dyshuarit janë të gjithë të përshkruar si persona të bardhë, që besohet të jenë tek të 20-at.”

Megjithëse u telefonua shërbimi i Ambulancës së Londrës, 27 vjeçari i plagosur u dërgua për në spitalin lindor të Londrës nga njëri prej miqve të tij.

“Në spital u vërtetua se viktima kishte pësuar një dëmtim në kokë, i cili nuk besohej të ishte serioz,” shtoi zëdhënësi.

“Megjithatë, ai u tregua i nevrikosur ndaj stafit të spitalit dhe u largua nga spitali pa e marrë trajtimin. Hetimet janë ende në vazhdim dhe zyrtarët nuk kanë identifikuar ndonjë motiv për sulmin”.

Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani.

Sulmi i dyshuar ndodhi në të njëjtën ditë që u vranë 49 muslimanë në një sulm terrorist të kryer nga një terrorist i krishterë në dy xhami në Zelandën e Re.

Pas sulmeve të Zelandës së Re, oficerët e policisë në Britani kryen patrullime përreth xhamive të premten.

Oficerët e policisë u dislokuan që të ofronin siguri dhe këshilla mbi sigurinë mbrojtëse ndërsa myslimanët morën pjesë në namazet e së premtes në të gjithë vendin.

Sajid Javid, Sekretar i Brendshëm, raportohet se po kryen bisedime me shefat e anti-terrorizmit dhe zyrtarët e sigurisë për të diskutuar mbi masat e mundshme të mëtejshme për mbrojtjen e xhamive në Britaninë e Madhe./theindependent/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne