Sulm racist ndaj Xhamisë Arnaudije në qytetin Banja Luka të Bosnje-Hercegovinës

Në muret e Xhamisë Arnaudije në qytetin Banja Luka të Bosnje-Hercegovinës, e cila ka qenë e shkatërruar deri në themel nga ana e serbëve gjatë Luftës së Bosnjës dhe ndërtimi i së cilës po vazhdon nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve, janë vizatuar simbole naziste dhe 4 shkronja “S” që janë simbol i nacionalistëve serbë.

Simboli i 4 shkronjave “S”, e cila ka kuptimin “Vetëm uniteti shpëton serbët” dhe simbolet naziste shkaktuan reagime të mëdha.

Në deklaratën e bërë nga policia e Republikës Serbe, që është njëra prej dy entiteteve formuese të Bosnje-Hercegovinës, thuhet se kanë filluar hetimet për kapjen e kryesve të këtij sulmi të shëmtuar.

Në mes tjerash në deklaratë dënohet ashpër sulmi me përmbajtje radikale dhe nacionaliste.

Xhamia Arnaudije, e cila është ndërtuar në vitin 1595 në qytetin Banja Luka, u shkatërrua deri në themele në vitin 1993 nga ana e serbëve. Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve në vitin 2017 filloi me ndërtimin e kësaj vepre të mbetur nga periudha osmane./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne