Sulm vetëvrasës në Afganistan: 50 të vdekur, 83 të plagosur

50 vetë humbën jetën në një sulm vetëvrasës në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Është raportuar se 50 vetë kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës i cili kishte si objektiv klerikët e mbledhur për një ceremoni në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Afganistanit, Vahid Mecruh 50 vetë kanë humbur jetën dhe 83 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës i cili kishte si objektiv klerikët e mbledhur për një ceremoni fetare në sallën e dasmave Oranus pranë aeroportit të Kabulit.

Mecruh u shpreh se janë të shqetësuar për rritjen e numrit të të vdekurve dhe njoftoi se gjendja e 24 të të plagosurve është kritike.

Najib Danish, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Afganistanit deklaroi në lidhje me këtë sulm, duke u shprehur se: “Eksplozivët mbi një bombardues vetëvrasës shpërthyen në një sallë dasmash ku gjendeshin klerikë të mbledhur për të festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.”

Zëdhënësi i policisë së Kabulit, Basir Muxhahid tha në një deklaratë se: “Qindra dijetarë islamikë dhe ndjekësit e tyre u mblodhën së bashku në sallën e dasmës për të lexuar ajetet kuranore me rastin e Mevlid Kandilit.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne