Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA vrasin më shumë civilë në Raka të Sirisë

Të paktën 13 civilë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, janë vrarë në qytetin sirian të Rakas nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që supozohet se po lufton Daeshin, thotë një grup monitorimi.

I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha të martën se viktimat ishin vrarë nga sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

SHBA dhe aleatët e saj po bombardojnë sipas tyre pozicionet e Daeshit brenda Sirisë që nga shtatori 2014, pa asnjë autorizim nga qeveria e Damaskut apo ndonjë mandat të OKB-së.

Megjithatë, sulmet kanë rezultuar në shumë raste në viktima civile. Fushata e bombardimeve nga koalicioni gjithashtu ka dështuar në përmbushjen e qëllimit të deklaruar të degradimit dhe shkatërrimit të Daeshit.

Më 4 gusht, një raport i lëshuar nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se sulmet ajrore kundër objektivave të supozuara të Daeshit në Siri dhe Irak kishin marrë jetën e të paktën 624 civilëve që nga fillimi i fushatës në vitin 2014.

Megjithatë, grupet e pavarura e kundërshtojnë këtë shifër, duke e vënë atë në një shkallë më të lartë.

Airwars, një grup jo-fitimprurës mbikëqyrës në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se të paktën 4,734 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit në Irak dhe Siri që nga fillimi i bombardimeve ajrore.

Daesh e mori Rakan në korrik 2014 dhe e shpalli qytetin si “kryeqyteti” i tij në Siri. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne