Sulmet e Koresë së Veriut do të jenë “të paimagjinueshme”

Koreja e Veriut ka paralajmëruar një “sulm të paimagjinueshëm në një kohë të paimagjinueshme” ndaj objektivave të SHBA-së, duke shprehur zemërim për stërvitjet e përbashkëta detare të SHBA-Kore Jugore pranë gadishullit Korean.

Të hënën, ushtarët amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut filluan stërvitjet masive të përbashkëta në ujërat jashtë Gadishullit Korean. Manovrat, të quajtura Ushtrimi i Forcave Speciale të Operacioneve Detare (MCSOFEX), përfshijnë avionë luftarakë, helikopterë dhe 40 anije detare dhe nëndetëse nga të dy vendet, duke përfshirë edhe aeroplanmbajtësen amerikane “Ronald Reagan”. “SHBA-ja po vërshon duke prezantuar nën hundën tonë objektivat që i kemi vendosur si primare. SHBA duhet të presë që ajo të përballet me një sulm të paimagjinueshëm në një kohë të paimagjinueshme “, tha një zëdhënës i qeverisë së Penianit i cituar nga agjencia shtetërore koreane e lajmeve (KCNA). Manovrat po mbahen mes rritjes së tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne