Sulmet izraelite në Rripin e Gazës – 4 palestinezë ranë dëshmor dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur

Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë izraelitë në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës ranë dëshmorë 4 palestinezë dhe u plagosën 8 të tjerë.

Në deklaratën e bërë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Eshref al-Kudra, bëhet e ditur se forcat pushtuese izraelite, në sulmet me objektivë një grup palestinezësh në veri të Rripit të Gazës dhe në lindje të qytetit Refah, vranë 4 palestinezë dhe plagosën 8 të tjerë.

Kurse në deklaratën e bërë nga ushtria izraelite bëhet e ditur se sulmet ajrore në rajon filluan pasi një raketë e hedhur nga Rripi i Gazës goditi një autobus në anën izraelite.

“Avionët tanë luftarakë godasin objektivat në Gazë” shkruhet në deklaratë.

Ndërkohë, që nuk u deklarua asgjë në lidhje me llojin e armës së përdorur në sulm ose dëmet që ai shkaktoi, u bë e ditur se nga Gaza u hodhën më shumë se 80 raketa dhe në rajon filluan të bien sirenat.

Zyra e ndihmës së shpejtë të izraelit, Ylli i Kuq i Davidit, deklaroi se një person humbi jetën si pasojë e dëmtimit të një ndërtese nga raketa e hedhur nga Gaza.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas tensionit të përshkallëzuar në Gazë, u takua në Tel-Aviv me Ministrin e Mbrojtjee, Avigdor Liberman dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gadi Eisenkot, për të vlerësuar zhvillimet e fundit në rajon./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne