Sulmet kimike, luftëtarët e ISIS u paguan me ar e argjend

Xhihadistët e ISIS u paguan mirë për shërbimin e tyre, zbulojnë dokumentet që i përkasin grupit terrorist në Irak të cilat janë siguruar nga RT.

Përdorimi i agjentëve kimikë u pagua me argjend, ndërsa eleminimi i helikopterëve apo dronëve të armikut shpërblehej me ar.

Pavarësisht se luftëtarët e ISIS/ISIL iu bashkuan grupit terrorist për shkak të ideologjisë së përbashkët që ndanin apo besimit të tyre për të kryer xhihad, dokumente nga qyteti i Mosulit në Irak tregojnë se lufta për të vetëshpallurin Kalifat kishte gjithashtu e stimujt e saj financiarë.

Bashkimi me radhët e rrjetit të mirëorganizuar terrorist, i cili dikur shpalli një Kalifat në territorin e Sirisë dhe Irakut, ishte i mundur vetëm përmes një letre rekomandimi, ku rekrutuesi i ri vlerësohej me kujdes duke u bazuar në  trajnimin e tij ushtarak dhe sheriatin.

Më pas, rekrutët mbaheshin nën monitorimin e përpiktë të komandantëve të ISIS, të cilët mbanin skeda lidhur me vendosjen e tyre, municionet, furnizimet dhe vdekjen eventuale.

Ata që shërbyen në ushtrinë e terrorit me besnikëri, shpërbleheshin po me besnikëri, ose të paktën u premtohej një shpërblim. Për shembull, ata që arritën të marrin një avion iu premtua një makinë.

Për të shkatërruar një helikopter apo dron të forcave armike, ushtarët e ISIS shpërbleheshin me  të paktën shtatë dinarë ari, sipas të dhënave të kontabilitetit të siguruara nga RT Arabic.

Përdorimi i armëve kimike vlerësohej më pak nga organizata terroriste e ISIS, e cila u pagoi vetëm 10 dinarë argjendi luftëtarëve të saj për të hedhur një predhë të mbushur me agjent kimik.

Gazi i sinapit dhe substanca të tjera toksike janë përdorur nga ISIS në afërsi të zonave të Kirkuk, Fallujah dhe Tikrit, sipas një hetimi irakian për përdorimin e armëve kimike.

Mijëra luftëtarë, së bashku me familjet e tyre, u bashkuan me ISIS në kulmin e aktivitetit të grupit në Irak dhe Siri. Shumica e tyre erdhën nga brenda Irakut, ndërsa të tjerë erdhën nga mbarë rajoni.

“Një numër i madh militantësh erdhën në Iraku, por  dhe nga vende të tjera. Flasim për qindra mijëra njerëz, duke përfshirë edhe familjet e terroristëve, gra dhe fëmijë të cilët u kontrabanduan në mënyrë të paligjshme në territorin e Irakut “, tha koloneli Jaber Assad për RT Arabic.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2ySQ6WaFFbI]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne