Sulmet kundër Bashës: A po shkon PD drejt vetëshkatërrimit?

“Lista me aksionerë familjarë”, “parti klienteliste”, “Basha mallkon oligarkët por darkon familjarisht në vilat e tyre”, “PD një karrocë humbëse që e shtyjnë një herë Meta një herë Rama”. Po të dëgjoje sot të gjitha akuzat e Topallit dhe Imamit gjithkush do ta kishte të vështirë të besonte, se Lulzim Basha mund ti mbijetojë furtunës që ngriti vetë. Zërat e njerzve që përbëjnë themelet e PD, kundër kryetarit janë shtuar shumë. Dhe ato konvergojnë një një kërkesë që e tha sot me gojën plot Arben Imami: “Duhet shkarkuar Basha, tani. Përndryshe në 26 qershor do të jetë vonë”.

Kjo thirrje e fortë kundër njeriu që hartoi listat vjen pas rreagimeve të Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Besnik Musatfajit. Por mbi të gjitha ajo vjen pas dyshimeve të forta se pas këtij sulmi fshihet Berisha. Gazetarë shumë të lidhur me Berishën e kanë sulmuar shumë fort pasardhësin e tij ditërt e fundit. Po të njëjtën gjë bëri dje edhe Gjergj Lezhja, një njeri shumë pranë Berishës dhe që flet rallë publikisht.

Pra dilemma është: A është Berisha i pakënaqur me listat dhe largimin e shumë figurave të PD-së? A i ka frymëzuar ai qoftë edhe me heshtjen e vet të gjithë ata që po e sulmojnë në mënyrë të paprecedentë pasardhësin e tij?

Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje.

Por cilado që të jetë zgjidhja e saj duket se PD-ja është future në një spirale të paprecedentë dhe që nuk i ka ndodhur asnjë partie më parë, aq më tepër gjatë fushatës. Ajo është në prag të eksplodimit. Historia e zgjedhjeve tashmë duket e përfunduar. E vetmja dilëmë është kush do të trashëgojë atë që do të mbetet nga PD-ja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne