Sulmet në Sri Lankë, rritet në 290 numri i të vdekurve

Është rritur në 290 numri i të vdekurve në Sri Lankë pas sulmeve të djeshme terroriste në disa kisha dhe hotele të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në institucionit australian të publikimeve, mësohet se është rritur numri i personave të vdekur nga sulmet terroriste me bomba në kishat dhe hotelet gjatë ceremonive të Pashkëve në Sri Lankë. Si pasojë e këtyre sulmeve numri i të vdekurve është rritur në 290.

Në operacionet e ndërmarra pas sulmeve njësitë e sigurisë kanë njoftuar për arrestimin e 24 personave ndërkohë që nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me organizatorët e sulmeve.

Dje në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Ministria e Jashtme e Sri Lankës njoftoi se në sulme humbën jetën 207 persona dhe 450 të tjerë ishin plagosur ku 27 prej tyre janë shtetas të huaj. Në sulme kanë humbur jetën edhe dy shtetas turq./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne