Sulmet terroriste në Christchurch dhe diskursi i nacionalizmit të bardhë

nga Razan Saffour, Michael Arnold.

Terroristi i Christchurch pasqyron ideologjinë e supremacizmit të bardhë, një mentalitet i lindur në traditën orientaliste.

Të premten në 15 mars, bota u zgjua me lajmin e një sulmi terrorist në Zelandën e Re, ku një burrë australian, i identifikuar si Brenton Tarrant, dyshohet se sulmoi dy xhami dhe vrau 51 besimtarë myslimanë gjatë përgatitjeve për lutjet e së premtes, një masakër që e transmetoi drejtperdrejt në llogarinë e tij në Facebook.

Në manifestin e tij, të cilin ja dërgoi me email para se të fillonte sulmin kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Adern, Tarrant bënte thirrje kundër muslimanëve, kundër emigrimit dhe lëshonte shumë slogane të tjera të nacionalistëve të bardhë, në të cilat i rikujtonin personave që që i përmbaheshin kësaj ideologjie, që të shihnin si të domosdoshme “ndaljen e emigracionit dhe deportimin e pushtuesve që tashmë jetojnë në tokën tonë” për hir të mbijetesës së ‘racës së bardhë’.

Në lidhje me ngjarjet e dhunshme të historisë siç janë kryqëzatat, ripushtimi i Spanjës dhe rrethimi osman i Vjenës në vitin 1683, ndër të tjera Tarrant thotë: “E tashmja është një dhuratë prej atyre që i përkasin së kaluarës”. Ndërsa për atë që ai e sheh si orientim liberal politik të shteteve perëndimore, shkruan: “Paraardhësit tuaj nuk derdhën djersë, gjak dhe vdiqën në emër të një kombi që ka në themel barazinë dhe multikulturalizmin”.

Terrorizmi i Tarrantit nuk u krye në një vakum. Rritja e intensitetit pas sulmeve të 11 shtatorit, vite diskursesh institucionale dhe qeveritare në Perëndim, të mbeshtetura nga industria e sigurimit shumë miliardë dollarëshe, kanë ushqyer rishfaqjen e një etno-nacionalizmi që është rrënjosur së fundmi në mitologjitë kombëtare të Evropës dhe në vendet pasardhëse të shteteve kolonizatore dhe që është stimuluar nga një përkeqësim i perceptuar ekonomik dhe social.

Zelanda e Re dhe Australia, të cilat vrasësi i quan atdhe, nuk bëjnë përjashtim. Ashtu sikurse Jason Wilson shkroi kohët e fundit në the Guardian, “Nuk ka dyshim se racizmi australian nuk nisi në vitin 2001. Vendi u formësua mbi një lufte kufitare gjenocidale dhe e filloi ekzistencën e tij të pavarur duke përjashtuar emigrantët jo të bardhë. Nacionalizmi i bardhë ishte praktikisht doktrina fondamentale e Australisë.”

Në rastin e Zelandës së Re, interpretimi i historianit WP Morell mbi historinë e rritjes së ndërgjegjes kombëtare dhe të ‘forcimit burrëror’ të Zelandës së Re si të ngulitura thellë me rrënjë në ‘shpatet e përgjakshme të Galipolit të vitit 1915’, është tregues i faktit se ndjenja fondamentale e Zelandës së Re, është në vetvete e rrënjosur në betejën e përgjakshme kundër ‘turkut’ dhe ka një ndjenjë të thellë racizmi të përfshirë brenda mitologjisë së saj kombëtare.

Në rastin e Australisë në veçanti, ne kemi parë shfaqjen e një diskursi, jo vetëm nga skajet e ekstremit, por gjithnjë e më shumë në rryma të brendshme, që përqendrohen tek nocioni i diskursit të ‘tokës tonë’.

Pjesa më e madhe e studimeve orientaliste i përshshkruan muslimanët si dogmatikë, potencialisht të dhunshëm dhe në thelb të paarsyeshëm. Një e veçantë me rëndesi e orientalistëve është edhe pozicionimi që i bëjnë feve, në veçanti feve semitike (dmth. Judaizmi dhe Islami) si mospëlqyes të progresit dhe rrjedhimisht edhe të modernizmit.

Kjo luan një rol shumë të mirë në duart e atyre që kanë kërkuar të kontrollojnë dhe të mbikëqyrin komunitetet myslimane për shkak të asaj që ata e shohin si kërcënimin esencial që ata paraqesin.

Për më tepër, në kryerjen e këtij diskursi, zërat kryesorë të muslimanëve injorohen në favor të të ashtuquajturve reformatorë muslimanë sikurse Maajid Nawaz, Ali A. Rizvi, Ayan Hirsi Ali dhe të tjerë, të cilët janë përqafuar fort nga media dhe organizatat e shoqërisë civile, për arsyen që ti tregojnë ata si shembuj sesi muslimanët e tjerë duhet që të jenë të mirë.

Nacionalizmi i Bardhë

Përtej kundërshtimeve të forta që vijnë nga zyrat e pushtetit, pyetjet serioze duhet të marrin përgjigje në një nivel institucional dhe politik, se ku fokusohen burimet kundër terrorizmit. Duke parë listën e Zelandës së Re të “individëve dhe organizatave të caktuara” të përcaktuara si subjekte terroriste, bëhet e qartë se nacionalizmi i bardhë dhe prirjet e tij për dhunë kanë marrë një pjesë të vëmendjes, që sipas ekzagjerimit të tij, grupet myslimane paraqesin kërcënim për kombin e vogël të Paqësorit jugor.

Është gati e frikshme që pothuajse çdo qeveri perëndimore ka një strategji kundër terrorizmit që në mënyrë joproporcionale shënjestron muslimanët, ndërsa ekstremizmi i nacionalizmit të bardhë, i cili sipas bazës së të dhënave globale të terrorizmit ka shkaktuar sulmet më vdekjeprurëse në SHBA gjatë dy viteve të fundit, megjithatë ato shpesh trajtohen si një pengesë dhe nuk konsiderohen seriozisht në strategjitë kundër terrorizmit në shumicën e vendeve perëndimore.

Ashtu rikurse një përdorues në Twitter shkroi, “Muslimanët në xhaminë e Christchurch nuk ishin viktima të një vrasesi të vetëm. Ata ishin viktima të një industrie të tërë islamofobie që i ka denigruar ata.”

Nuk ka dyshim se sot muslimanët demonizohen dhe denigrohen nëpër media, ndërsa terroristëve nacionalistë të bardhë u jepet hapësirë për ti analizuar dhe ‘kuptuar’.

Nëse ne me të vërtetë kërkojmë të kemi një bisedë të sinqertë, është absolutisht e domosdoshme që lentet me anë të së cilave ne shohim këto ngjarje, të kalojnë përtej retorikës së urrejtjes së militantëve të krahut të djathtë drejt një kritike serioze për rrënjët e nacionalizmit të bardhë dhe të vërtetës së pakëndshme që është e lidhur në mënyrë të natyrshme me projektin kolonial mbi të cilin këto shtete janë themeluar.

Vetëm atëherë mund të fillojë të realizohet ndryshimi i vërtetë.

Përtej traumave të dukshme dhe emocioneve të ditës, çelësi është në adresimin e çështjeve në aspektin e institucioneve dhe politikave reale. Për të ecur përpara, është thelbësore që diskutimet të lëvizin drejt të siguruarit që institucionet shtetërore në vende të tilla si Zelanda e Re, Australia dhe më gjerë, të nxjerrin politika që janë të dizajnuara për të çrrënjosur islamofobinë sistematike dhe racizmin në përgjithësi dhe ta bëjnë të qartë se nuk ka vend për këtë lloj ideologjish./trt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne