Sulmi ajror izraelit martirizon 3 fëmijë palestinezë

Tre fëmijë palestinezë u martirizuan si pasojë e një sulmi ajror izraelit, në afërsi të kufirit lindor të Rripit të Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë.

“Ekipet e ndihmës së shpejt transportuan trupat e tre fëmijë të moshës mes 12 dhe 14 vjeçare nga vendi ku kishte ndodhur sulmi ajror izraelit në rajonin lindor të Gazës”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qidra, në një njoftim.

Ai shtoi se tre fëmijët janë transferuar në Spitalin e Dëshmorëve të Al-Aksasë në Deir al-Balah.

Ushtria izraelite pretendoi se fëmijët në rajon ishin duke u munduar të vendosin mjet shpërthyes në rajon.

Izraeli të premten në orët e mbrëmjes kishte nisur një sulm ajror ndaj disa objektivave në Gaza, me pretendimin se kjo është një përgjigje për raketat e hedhura nga Gaza në anën e Izraelit.

Pas sulmeve ndaj Gazës, Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi se kanë arritur armëpushim me Izraelin nën mbikëqyrjen e Egjiptit.

Gjatë shtatë muajve të fundit, palestinezët në Gaza kanë organizuar një sërë demonstratash përgjatë zonës tampon Gaza-Izrael, në të cilat kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948.

Ata gjithashtu kërkojnë edhe heqjen e bllokadës 12 vjeçare të Izraelit mbi Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e kësaj enklave bregdetare duke privuar banorët e saj nga shumë mallra bazë.

Që prej fillimit të protestave më 30 mars, janë martirizuar mbi 200 palestinezë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga zjarri i trupave izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të tampon-zonës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne