Sulmi izraelit në Gazë, një skemë armiqësore

Operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës të dielën ka synuar të kryejë një “skemë të madhe armiqësore”, tha krahu ushtarak i Hamasit.

Të paktën shtatë palestinezë u martirizuan, përfshirë komandantin ushtarak të Hamasit, Nour Baraka, në operacionin izraelit në jug të Rripit të Gazës të dielën.

Në një deklaratë, brigadat Izzeddin al-Kassam tha se Baraka nuk ishte objektivi i operacionit izraelit.

“Veprimi synonte të realizonte një skemë të madhe armiqësore me qëllim të përzierjes së kartave”, tha al-Kassam, pa dhënë detaje rreth natyrës së skemës.

Duke dhënë detaje rreth operacionit izraelit, krahu ushtarak i Hamasit tha se një forcë speciale izraelite është infiltruar në qytetin e Han Yunus duke përdorur një automjet.

Ndërsa automjeti u ndalua nga luftëtarët e Hamasit, forca izraelite u përpoq të largohej nga zona, thuhet në deklaratë.

“Ndodhi një përleshje e armatosur, gjatë të cilit Baraka dhe shoku i tij u vranë”, thanë Brigadat, duke shtuar se avionët luftarakë izraelitë kryen një seri sulmesh “në përpjekje për të siguruar mbështetje ajrore për forcën që po ikte”.

Kassam tha se luftëtarët e saj kishin arritur t’i “shkaktonin humbje të mëdha” forcës izraelite.

Ushtria izraelite tha se një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë operacionit.

Brigadat Kassam thanë se një helikopter izraelit është ulur pranë forcës së sigurisë së Gazës dhe ka evakuuar forcën izraelite.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan automjetin e braktisur që po mbante forcën në përpjekje për të “eliminuar gjurmët e krimit dhe për të mbuluar dështimin e madh të kësaj force dhe atyre që ishin pas saj”, tha Kassam.

Krahu ushtarak i Hamasit ka hedhur përgjegjësinë mbi Izraelin për “këtë krim të rëndë dhe pasojat e tij”. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne