Sulmi terrorist në dy xhami, Zelanda e Re kufizon aksesin ndaj armëve të zjarrit

Ndryshimet në ligjin për kufizimin e aksesit ndaj armëve të zjarrit do të jenë tema kryesore e një mbledhjeje të kabinetit të kryeministres së Zelandës së Re, Jacques Ardern. Kjo e fundit e mbledh qeverinë këtë të hënë, për herë të parë që nga sulmi terrorist në Christchurch.

Në atë sulm të premten e kaluar, shtetasi australian Brenton Tarrant vrau 50 besimtarë muslimanë në dy xhami.

Pas sulmit, Ardern premtoi të ndryshojë ligjet e armëve për të kufizuar urgjentisht aksesin në armët e zjarrit, dhe veçanërisht për armët gjysmë automatike, siç është ajo AR-15 e përdorur nga vrasësi.

“Ajo që publiku me të drejtë i kërkon tani është se pse dhe si është e mundur që armët ushtarake gjysmë automatike të mund të blihen në Zelandën e Re”, tha Ardern.

Zelanda e Re është një vend me vetëm pesë milionë banorë dhe vlerësohet se ka 1.5 milionë armë në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga media, në vitin 2017, më shumë se 99 për qind e kërkesave për lëshimin e licencave për armë zjarri u zgjidhën pozitivisht.

Nga 43,509 kërkesa për licencë, vetëm 188 kërkesa u refuzuan, treguan të dhënat.

Mediat raportuan se pas shpalljes së shtrëngimit, qytetarët nxituan të blinin armë përpara se të vendoseshin ndales

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne