Sulmohet aeroporti T-4 në Siri nga Izraeli

Aeroporti ushtarak Altifor në Siri është sulmuar me disa raketa, bën të ditur agjencia Sana e lajmeve në Siri.

Burimet ushtarake të Sirisë lidhur me këtë sulm me raketa kanë thënë se sistemet anti ajrore janë përballur me sulmin me raketa ndaj aeroportit ushtarak Altifor dhe kanë arritur të rrëzojnë 8 raketa. Sulmi me raketa ka shkaktuar disa të vrarë dhe të plagosur. Disa media gjithashtu kanë njoftuar për kalimin e disa raketave nga hapësira ajrore e Libanit. Kjo është në një kohë kur departamenti Amerikan i mbrojtjes ditën e hënë ka dhënë mundësinë e një sulmi brenda në territorin e Sirisë. Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, – është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe anti-terrorizmin. “Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, – ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme. Uashingtoni, së bashku me tetë vende të tjera, anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB (Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë), ka kërkuar një mbledhje urgjente. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është jashtëzakonisht i alarmuar nga akuzat sipas të cilave janë përdorur armë kimike kundër civilëve në Duma të Sirisë. “Kombet e Bashkuara, nuk janë në gjendje të verifikojnë këto sinjalizime, shton Stephane Dujarric, – por Guterres thekson se çdo përdorim i armëve kimike, nëse konfirmohet është i paligjshëm dhe kërkon një hetim të thellë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne