Sulmohet Facebook, vidhen të dhënat e 30 milionë përdoruesve

Facebook ka bërë të ditur se të dhënat e rreth 30 milionë llogarive të përdoruesve janë vjedhur në sulmin më të madh të hakerëve ndaj Facebook-ut në historinë e këtij rrjeti social.

Facebook nuk ka zbuluar sulmesit, duke shtuar se Zyra Federale e Hetuesisë (FBI) “në mënyrë aktive heton autorët e sulmit”.

Kompania ka thënë më parë se të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve ishin të ekspozuar për shkak të një mangësie të sigurisë për shkak të së cilës hakerët vodhën fjalëkalimet përmes të cilave kanë mundur t’u qaseshin profileve të tyre.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e qartë se sa është numri i të dhënave që janë përdorur, por pasi kompania njoftoi se hakerët kishin qasje tek numrat e telefonit dhe e-maileve të më shumë se 29 milionë përdoruesve, shumë media e quajtën si “sulmi më i madh ndaj Facebook-ut në historinë e këtij rrjeti social”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne