Sulmohet fizikisht në Kosovë deputeti serb Petroviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq, është sulmuar sot në mëngjes afër një restoranti në kryeqytet.

Pas kësaj, ai mbajti konferencë për media, duke u rrëfyer se si ka rrjedhur ngjarja dhe se kush e ka sulmuar atë.

 

 

Sipas tij, ky sulm duhet të ketë ardhur pas deklaratave të tij në lidhje me ish-minsitrin, Nenad Rikallo, të cilat i bëri gjatë një emisioni në RTK.

Petroviq u shpreh se personi që e sulmoi është Milan Kostiq, i cili ishte këshilltar i Rikallos, ndërsa gjatë atij momenti ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër.

Ai po ashtu foli edhe rreth mospajtimeve që i ka me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ju e dini që në muajt e fundit është bërë një fushatë kundër meje dhe partisë sime për arsye se ka 15 vjet që po e udhëheq një politikë që është e njohur deri më tani për bashkëjetesën dhe tolerancën. I  jam drejtuar me letër edhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, meqë e dini që ai disa herë e ka përmendur punën time dhe mua duke thënë të pavërteta dhe i kam thënë t’i verifikojë mirë faktet.

“Ajo qe dua të them edhe një herë është se nuk ekziston asnjë parti dhe asnjë president që do të më detyrojë mua dhe kolegët e mi partiakë që të ndryshojmë politikën tonë. Nuk ekziston ajo politikë që të më detyrojë që të fjalosem me komshinjtë e mi ose të luftojmë, sepse kjo politikë ka bërë që të bijnë me qindra mijëra viktima”.

“Dua të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane ku ka shumë komunitete dhe popuj. Këtë e kemi thënë që nga dita e parë dhe gjersa të ekzistoje partia ime dhe sa të jem gjallë ne do të veprojmë në atë mënyrë”.

“Unë nuk jam njeri qe frikësohem dhe ata në atë mënyrë nuk mund të më frikësojnë, por kjo është brengë e madhe për mua dhe familjen time dhe ata që e kryejnë punën me nder”, u shpreh mes tjerash Petroviq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne