Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar xhirimin në të cilin shihet sulmi i aviacionit rus në caqet e ISIS-it.
Aviacioni rus ka shkatërruar 32 “pikapa” dhe ka likuiduar më se 120 pjesëtarët të grupit terrorist ISIS.
Ky grup i militantëve ishte nisur më 25 maj nga qyteti sirian Raka në drejtim të Palmiras, ka deklaruar për Sputnik një burim i ministrisë rusë të Mbrojtjes.
“Me të marrë informacionet, komanda e kontingjentit rus në Siri ka marrë të gjitha masat që të parandalojë rivendosjen e terroristëve të ISIS në drejtim të jugut”, ka deklaruar burimi./ ML