Sulmohet me granate konsullata ruse ne Athine

Një granatë është hedhur brenda ambienteve të konsullatës ruse në Athinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Xhavela 5 në Halandri. Granata është hedhur pranë sportelit të rojes, por nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Sipas mediave greke, lënda plasëse është hedhur nga dy persona, të cilët më pas janë larguar me motoçikletë.

Disa minuta pas ngjarjes, në kryqëzimin e rrugëve Oikonomou dhe Kountouriotou në Exarchia, u gjet një motor i djegur, i cili mendohet se ka lidhje me incidentin.

Njësitë e antiterrorizmit kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes, ku ndodhi shpërthimi, por deri tani nuk ka pasur përgjegjësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne