Sulmuesi: Nuk e godita Shekerinskën, vetëm e tërhoqa për flokësh!

Sulmuesi i Radmilla Shekerinskes e pranon fajin dhe akuzën për dhunë. Ai i tha gjykatës se deklaratën e thotë pa presion të askujt dhe se është i vetëdijshëm se ka gabuar shumë dhe pendohet për veprimin tejet të shëmtuar që e ka bërë. Pançe Angellov ende insiston se ai nuk ka dashur që ta dëmtojë Shekerinskën por vetëm ta largojë nga turma dhe këtë e thotë se mund ta dëshmon me faktin se pas tërheqjes për flokësh, më nuk e ka prekur me dorë.

PANÇE ANGELLOV, I AKUZUAR PËR DHUNË

“Ju thash atje se pendohem se më vjen keq për atë që e kemi bërë. Shpresoj se një gjë e tillë nuk do të më ndodh më asnjëherë në jetë. Nuk kam qenë  kështu as më herët dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë. Shpresoj që gjykata do të sjellë vendim të drejtë…Unë nuk e kam goditur atë. Vetëm e kam tërhequr për flokë dhe aq. Vetëm e tërhoqa, nuk i kam ndihmuar. Prej anash ishin duke bërtitur, është femër, largojeni mos e prekni, dhe unë e tërhoqa, e largova”.

Gjyjatësja Xheneta Bektoviç ia kujtoi të akuzuarit se tashmë nuk ka të drejtë të parashtrojë prova të tjera në mbrojtje të tij dhe do ti bart pastojat e harxhimeve të gjykimit dhe do duhet ta paguajë dëmshpërblimin e caktuar. Avokati i Pançe Angellovit kërkoi nga gjykata që dënimi për klientin e tij të jetë minimal duke marrë parasysh moshën e tij, pendimin, pranimin e fajit por edhe historikun e tij si qytetar i mirë i Maqedonisë i cili nuk ka patur asnjëherë dosje penale. Shekerinska nga ana tjetër kërkon që ky rast të jetë lekcion për gjithë ata që u shkon në mendje të dhunojnë dikë në të ardhmen.

RADMILLA SHEKERINSKA, E DËMTUAR

”Ngjarjet e sotme në gjykatë dëshmuan për një akt qyqar i cili çdo ditë e më shumë është i dukshëm. Njerëzit që i kanë organizuar të akuzuarit, që ua hapën dyert dhe e motivuan dhunën sot nuk janë askund, fshihen. I lënë ekzekutuesit që të mbajnë barrën edhe të fajit të tyre. Kuptohet se komenti i tij në gjykatë se  ka dashur të më ndihmojë ishte tmerrues pasi nuk i uroj askujt në Maqedoni që dikush t’i ndihmojë në këtë mënyrë”.

Shekerinska paralajmëroi se në mënyrë shtesë, në procedurë civile do të kërkojë dëshmpërblim por siç tha, jo sepse dëshiron para, por vetëm për të çuar drejtësinë në vend. Pjesë e kësaj lënde për dhunë është edhe i dëmtuari Zoran Zaev i cili nuk mori asnjëherë pjesë në gjykim, por kishte avokatin si përfaqësues. Vendimi gjyqësor për burg ose ndonjë masë tjetër alternative do të dihet më 12 tetor./ SHENJA/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne