Supremacia katolike në Shqipëri

Editorial

Në Shqipëri që nga koha e Kongresit të Berlinit e deri më sot Vatikani, Austria, Italia etj nëpërmjet institucioneve shkencore kanë prodhuar dijen që atyre u intereson. Ashtu sikur filozofi francez Michel Foucault tregon, pushteti ka mundësi që të prodhojë, apo më saktë manipulojë dijet në mënyrën që atij i intereson. Kjo dije më pas shitet si e vërtetë dhe popujt e besojnë atë si të vërtetë absolute.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me shqiptarët. Që prej Kongresit të Berlinit, Austro-Hungaria dhe Italia imperialiste nisën projektet e tyre paralele për kontrollin e shqiptarëve pas largimit të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Austriakët jo vetëm që patronizuan klerin katolik në Shqipëri dhe sponsorizuan priftërij që nga Gjergj Fishta, Ndre Mjeda e Ambroz Marlaskaj, por nëpëmjet albanologut Ludvig von Thalloczi shkruan edhe tekstin e parë të historisë për shqiptarët në vitin 1897. Ky tekst u dha ABC-në e historisë së tyre shqiptarëve. Sipas këtij teksti që konsulli austriak i Shkodrës Theodor A. Ippen i thoshte Vjenës është një histori “ashtu siç na nevojitet ne” shqiptarët tregohen si ilirë që kryehero të tyre kanë Skënderbeun i cili luftoi kundër Islamit dhe Turqisë. Kjo rrëfenjë katoliko-centrike me shqiptarët u vijua më pas nga Aleks Buda, Eqerem Çabeu etj, të edukuar në Austri, të cilët themeluan Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Por loja me histori – shkrimin e shqiptarëve vazhdoi edhe në vitet 1900. Shqiptarëve, priftërijtë dhe historianët katolikë u thanë më pas që edhe gjuha juaj për herë të parë është shkruar nga katolikët. Atyre u thuhet që dokumenti i parë i shkruar në shqip është Formula e Pagezimit që pretendohet se është shkruar nga prifti katolik Pal Ëngjëlli në 1462. Ky dokument që pretendohet se është “zbuluar” nga rumuni Nikola Jorga në 1915 duket të jetë një fallsifikim dhe asnjë historian serioz dhe laik nuk e ka analizuar deri më sot nëse është autentik apo jo. Formula e Pagëzimit shitet si e vërtetë absolute dhe pakkush nuk ka parë mundësinë e fallsifikimit të saj.

Por më pas ne kemi priftin katolik Justin Rrota i cili në 1930 fotokopjon një tjetër “zbulim” nga kleri katolik, tanimë Mesharin e Gjon Buzukut i cili pretendohet se është zbuluar në vitin 1909, dhe pretendimi i katolikëve është se është shkruar në vitin 1555. Zbulimi i Mesharit në 1930 sërisht çon dyshime që ky dokument të jetë fallsifikuar nga Vatikani apo Italia imperialiste për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se katolikët janë ajka e kombit, ndërsa myslimanët dhe orthodhoksët janë shqiptarë të dorës së dytë.

Proçesi i nxjerrjes së katolikëve si ajka e shqiptarëve, që ka bërë Italia dhe Austro-Hungaria gjatë shekullit të 20-të sot vazhdon të propagandohet nga qarqet supremaciste katolike në Shqipëri dhe në Kosovë edhe sot. Ata thonë ne jemi ajka e shqiptarëve. Ne i kemi dhënë Shqipërisë Skënderbeun dhe Nënë Terezën, njëri që luftoi për Krishtin dhe tjera që hapi mesazhin e Krishtit në Indi. Ne kemi shkruar të parët shqipen, ne u lidhim me Evropën, katoliçizmi është feja e të parëve etj, etj. Këto pretendime më pas shpërthejnë me deklarata naziste nga klerikë katolikë apo edhe vetë Kadareja të cilët u kërkojnë shqiptarëve që “të kthehen në fenë e të parëve”.

Kjo që bëjnë katolikët është një supremaci kulturore, politike dhe fetare, apo më saktë një racizëm dhe shovinizëm kulturor mbi pjesën tjetër të shqiptarëve që nuk janë katolikë. Supremacizmi katolik i bën shqiptarët e tjerë të ndjehen inferiorë dhe qytetarë të dorës së dytë.

Emisioni “Katolicizmi në Shqipëri” i bërë nga Blendi Fevziu në prill 2015 ku flasin:

Preç Zogaj, politikan katolik
Agron Gjekmarkaj, profesor racist katolik, nip i priftit Zef Pllumi
Persida Asllani, drejtoreshë e bibliotekës kombëtare në Tiranë
Aljula Jubani, profesore në universitetin e Tiranës
Albert Nikolla, prift katolik, ish-drejtor i Karitasit

Tregon hapur ndjenjën e supremacisë ndaj muslimanëve dhe orthodhoksëve shqiptarë që pakica katolike ushqen në Shqipëri. Në videon më poshtë ne mund të dëgjojmë disa deklarata të tmerrshme supremaciste nga Aljula Jubani, profesore në universitetin e Tiranës e cila thotë:

Gjuha shqipe është pagëzuar nga formula e pagëzimit, kështu që fillon me katolicizmin shqipja, kultura shqipe e shkruar. Për të vijuar me Mesharin e Gjon Buzukut. Gjuha e shkruar shqipe është falë kontributit të katolicizmit në gjuhën shqipe. … shkollimi është i gjithi kontribut i kulturës katolike në Shqipëri. Ne nuk do të kishim sot ndoshta një orientim kaq europian nëse nuk do të kishim këtë alfabet që kemi. Nëse nuk do të kishim Kongresin e Manastirit nuk do të kishim fillesat e një gjuhe të njëhsuar që janë tregues i një shteti që fillon me Komisinë Letrare të Shkodrës. Pra në çdo etapë të rëndësishme të kulturës shqipe është kontributi i katolikëve në Shqipëri.

Më pas Preç Zogaj thotë:

Ka rëndësi që të pohojmë një gjë. Katolikët, katolikët janë themelues të kulturës kombëtare. … ne kulturën e letërsisë sonë janë Trinitet Barleti, Buzuku dhe Bogdani.

Këto deklarata dhe pretendimi i katolikëvë për “atësine” e kombit shqiptar, i ngjajnë pretendimeve të supremacistëve të bardhë në Amerikë, apo i nazistëve në Gjermaninë naziste të cilët pretendonin se ishin rraca e zgjedhur. Por ndërsa në Gjermani nazizmi u mund me luftë dhe në Amerikë supremacia e bardhë është mundur intelektualisht nga qytetarët amerikanë dhe intelektualët të cilët i kanë treguar supremacistëve të bardhë që njerëzit janë të gjithë të barabartë, pa dallim feje, origjine dhe ideje, në Shqipëri punët janë ndryshe.

Në Shqipëri por edhe Kosovë idetë supremaciste katolike i bëjnë jo-katolikët të ndjehen keq. Idetë supremaciste të katolikëve jo vetëm që janë shkencërisht ta pasakta dhe manipuluese, por krijojnë edhe ndjesi inferioriteti dhe keqardhje te qytetarët shqiptarë që nuk janë katolikë. Këto përralla nxisin racizëm, islamofobi, ortodoksofobi dhe rrezikojnë shekullarizmin e shqiptarëve.

Në mënyrë që në mesin e shqiptarëve te triumfojë shekullarizmi dhe europianizmi shekullar, shqiptarët duhet ti përzënë priftërijtë katolikë dhe agjentët e tyre nga institucionet shkencore të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Dhe në vend të obskurantizmit katolik, shqiptarët duhet të përqafojnë europianizmin shekullarist, multikulturalizmin dhe diversitetin.

Më poshtë mund të shikoni pjesë nga emisioni skandaloz i Blendi Fevziut me supremacistët katolikë:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne